Finansimi i funeralit

Se sa do të kushton një funeral, mvaret nga zgjedhja dhe dëshira individuale e familjarëve. Pasi që të bëhet porosia zgjedhja e mënyrës së vorrimit, ne do t’ju sigurojmë një vlerësim me shkrim të kostos së funaril në përgjithësi.

Agjensioni i funeralit Al-Khidmat gjithashtu do t’iu informojë në përpikshmëri edhe për përfitimet e sigurimit që do të zbatohen. Ne këtë mënyre ne do t’iu japim një një vlerësim te thukët ne lidhje me shpenzimet e funeralit në përgjithësi.

Përfitimet nga qendra për punë dhe mirëqenie sociale (NAV) dhe pensionet
Nëse personi i vdekur ka marrë pension nga Qendra pëe punë dhe mirëqenie sociale (NAV), ajo do të bëj pagesën në muajin që ka ndodhë vdekja. Bashkëshorti-ja ose kujdestari për fëmijët e mitur duhet menjëherë të kontaktojë Qendrën për punë dhe mirëqenie sociale (NAV) për të sqaruar kushtet e mëtejshme sociale.

Ndihma materiale për funerale
Kompensimi i cili ipet për funerale është vetëm një mjet testimi. Kjo pagesë nuk do të kalojë shumën e 22083 NOK (2015). Shuma e reduktuar e cila vjen nga ndonjë kapital pasurie dhe shuma e e sigurimeve ose ngjajshëm paguhen si rezultat i vdekjes.

Në rast të vdekjes para moshës 18 vjeçare, ndihmat për funerale, paguhen pa asnjë provë shtesë. Shuma e këtij funerali paguhet vetëm me fatura të dokumentuara.

Ne mund të bëjmë kërkesën në emër të të afërmëve në Qendrën për punë dhe miëqenie sociale, në lidhje me ndihmat që ato i ofrojnë. Nëse familjarët dëshirojnë që këtë kërkesë të e bënë vetë, kërkesen mund ta sigurojë tek ne ose ne zyrat e Qendrës për punë dhe mirëqenie sociale.

Kompensimi për tarnsport
Kur distanca totale në mes vendit të vdekjes dhe spitalit, vendit ku do te zhvillohet ceremonia e pastrimit apo vendi i vorrimit është më shume se 20 km, atëherë Qendra për punë dhe mirëqenie sociale mbulon një pjesë të transportit ku tejkalon shumën prej 2208 NOK (2015). Ne mundë të ndërmjetësojmë në këtë shumë.

Sindikatat, kasat e agjensioneve të vorrimit dhe të ngjajshme
Disa sindikata paguajn harxhimet e funeraleve për anëtarët e tyre, e në disa raste edhe për anëtarët e bashkshortëve. Kjo duhet të organizohet nga familjet. Para se të bëhet pagesa, duhet ndjekur rregullat e anëtarësisë dhe duhet bërë dorëzimi i çertifikatës së vdekjes dhe verifikimi zyrtar.

Sigurimi jetësor dhe pensional
Të afërmit duhet të njoftojë kompaninë në të cilën sigurimi është bërë. Shumica e kompanive kanë një formularë që duhet të plotësohet dhe i cili do të dërgohet në formë kërkese.