Varri dhe vorrimet

Agjensioni i funeraleve Al-Khidmat punon dhe bashkëpunon në mënyrë aktive me Këshillin Islamik të Norvegjisë (IRN), për të vënë në përdorim fusha vorrimi musliman në komunat ku banojnë muslimanët. Agjensioni ka një pasqyrë të përgjithsme mbi komunat ku ka një mundësi të tillë.

Afati kohorë i skadimit të një varri është 20 vjet. Nuk paguhet taksë toke për një vorrim gjatë kësaj periode. Kjo vlen edhe kur varri i thjeshtë ka thellësi të dyfishtë. Pas skadimit të afatit të varrit, duhet që të i paguhet komunës një tarifë që është caktuar për mbrojtjen e varrit. Dëshira për të rezervuar një apo më shumë varre pranë njëri tjetrit,mundë të bëhët nëse marim me qira atë pjesë të tokës dhe aty nuk mundë të vorroset askush.

Vetëm një person mundet të jetë përgjegjës për varrin dhe askush nuk mundë të vorros aty pa paralajmërim paraprak me shkrim. Palët duhet të jenë ato që të jenë në kontakt të përhershëm me zyrën e varrezave që të raportojnë në rast ndryshimi të adresës. Gjithashtu palët janë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi në rinovimin e kontratës dhe rinovimin e varrit.

Të gjitha pyetjet që keni në lidhje me varrimin dhe varrezat mund të drejtoheni në zyrat e varrezave në vendin që ju jetoni.