Mbi ne

Agjension funerali Al-Khidmat është funerali i parë musliman në Norvegji, i cili u formua në shkurt të vitit 2002. Fjala ¨khidmat¨ rrjedh nga gjuha arabe, e që do të thotë shërbim – për të shërbyer. Prandaj, agjensioni synon të jetë në shërbim dhe afër komunitetit musliman në rastin më të rëndë.

Agjensioni i funeralit Al-Khidmat ka selinë e saj në Gronland, përballë stacionit të taksistëve, ku ka për qëllim takimin e familjarëve në momentet e rënda. Ne gjithashtu kemi degë në Bergen, Stavanger dhe Trondheim. I tërë qëllimi është që nëpërmjet këtij agjensioni rasti i rëndë të bëhët më i lehtë për ata (familjarët)që mbesin. Gjithashtu, posedojmë telefonin e urgjencës 24-orësh ku do të gjeni përgjigjen në cdo kohë.

Agjensioni i funeralit Al-Khidmat është një agjension funerali ku ka marë shtrirje në të gjithë vendin si ne Oslo dhe rrethinë, Bergen, Trondheim, Lilehamer, Skien, Kristiansund, Steinkjer, Sandnessjøen og Tromsø.

Ne përpiqemi që të pltësojmë të gjitha dëshirat individuale të gjitha familjeve në raste fatkeqësie. Kështu që, ne ofrojmë gjithcka, duke filluar nga: rregullimin e dokumentacionit, ndihmën në pastrimin e kufomës (larjen e xhenazes), lule dhe dekorime dhe vorrimin e kufomës në vendë dhe jashtë vendi. Ne kemi në disponim edhe gurët tonë për vareza por edhe kemi ofruesit tanë.

Ju gjithashtu mund të na vizitoniedhe në facebook.com/AlKhidmatBB facebook.com/AlKhidmatBB në të cilën janë lajmëruar vdekje dhe informata mbi vorrimin.

Agjensioni i funeralit Al-Khidmat u bë anëtare e Këshillit Islam në Norvegji (IRN) në prill të vitit 2005. Këta dy institucione në bashkpunim me njëra tjetrën, përshtatën një numër të konsideruar të fushave muslimane të vorrimit në gjithë teritorin e Norvegjisë. Këtë na e mundësoi edhe miratimi i një ligji për vorrimin e kufomave në mënyrën Islame dhe ne gjithë teritorin që kur hyri në fuqi 01/01/2011.

Agjensioni gjithashtu jep këshilla edhe nëpër spitale për të trajnuar profesionistë për vdekjen në Islam dhe ndihmon që ata të zhvillojnë procedurat rreth pacientëve të vdekur musliman.

Për më shumë informacione telefononi në numrin 40 83 33 33 ose dërgo e-mail.